Please enter at least 3 characters.

U konfiskuan mbi 4 kg kokainë, ​Policia jep detaje lidhur aksionin e antidrogës në Prishtinë

2017/02/Në-ambalazhin-e-ëmbëltuesit-të-qumështit-gjeti-kokaine-ne-vlere-te-12-mije-eurove-foto.jpg

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të aksionit të së martës ku kanë sekuestruar drogë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se lidhur me rastin kanë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Prishtinë 22.04.2025-15:20. Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjet dhe konfiskuar: 4kg e 943.27 gram kokainë, dy armë me 49 fishekë, dy vetura, tre telefona, 4000 euro”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/