Please enter at least 3 characters.

U hodh shorti për edicionin e ri të Superligës në futsall

2021/08/futsall.jpg

Sot (e shtunë) në objektet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për sezonin 2021/22 në Superligën e futsallit.

Në prani të anëtarëve të Komisionit të futsallit, koordinatorit për futsall, komisarit të garave dhe përfaqësuesve të ekipeve të Superligës është bërë tërheqja shortit për kampionatin e ri 2021/22.

Në takim është biseduar po ashtu edhe për tema të ndryshme: mbarëvajtja e garave 2021/22; si të avancohet futsalli, formimi i Ligës U19-ve, si dhe çështje të cilat i preokupojnë ekipet.

Fati deshi që qysh në javën e parë të zhvillohet derbi ndërmjet kampionit në fuqi, Liqenit dhe Prishtinës.

Edicioni i ri i garave në futsall nis më 24 shtator.

Çiftet komplete të javës së parë:

Rahoveci 2019 – Malisheva

Liburni – PejaLiqeni – PrishtinaVitia – Prishtina 01BB Llapi – Drenica T/Telegrafi/