Please enter at least 3 characters.

U arrestua në Turqi, Prokuroria e Shkodrës kërkon ekstradimin e Ibrahim Licit

2024/02/siii.jpg

Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë materialet Ministrisë së Drejtësë, bashkë me kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit.

Ky i fundit u arrestua sipas Policisë shqiptare javën e kaluar në Turqi, lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua.

Pas kësaj pritet që Ministria e Drejtësisë ti drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit.

Gjykata Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, Endri Mustafën.