Please enter at least 3 characters.

Tymosi në vend të ndaluar, digjet keq nga eksplodimi i cigares elektrike (Video)

2016/12/Tymosë-në-vend-të-ndaluar-digjet-keq-nga-eksplodimi-i-cigares-elektrike-foto.png

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, një burri i ka eksploduar në xhep cigarja elektrike duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë.

Vetëm pak qaste pasi i kërkuan të mos tymoste brenda autobusit, ai e ka hequr pajisjen e cila më pas ka shpërthyer, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar shihet momenti kritik kur ai përfshihet nga zjarri, pak kohë pasi shoferi ia tërhoqi vërejtjen.

“Mos tymosni aty ku është e ndaluar, pasi mund t’ju kthehet me të keq atëherë kur nuk e prisni”, është një koment lidhur me rastin.

Ndryshe, cigaret elektrike janë të njohura për eksplodime, kur bateritë e tyre zbrazen dhe bien në kontakt me ndonjë metal tjetër. Shërbimet kundër zjarrit këshillojnë përdorimin e baterive plastike, për parandalimin e rasteve të tilla. /Telegrafi/