Please enter at least 3 characters.

"TVSH-ja Ime": Rritet pragu nga 1.800 në 2.100 denarë

2020/04/MojDDV-social-media-posts-KV_0.png

Kuvendi i RMV sot miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për kthimin e një pjese të TVSH-së për personat fizikë.

Me këtë ndryshim rritet pragu për kthimin e një pjese të TVSH-së nga 1.800 denarë në 2.100 denarë për një tremujor.

Përdoruesit e aplikacionit "TVSH-ja Ime" do të marrin shumat e para të shtuara me pagesat në muajin maj për llogaritë fiskale të skanuara në periudhën janar - mars 2023./Telegrafi/