Please enter at least 3 characters.

Turqit ''pushtojnë'' Shkupin, priten investime në futboll

2016/03/par-futboll.jpg

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, afaristë nga Turqia - me në krye Bülent Tulun - që dëshirojnë të investojnë në KF Shkupi, kanë arritur në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata do t'i kenë takimet e fundit të negociatave disamujore për të marrë klubin. Nëse do të përfundojnë bisedimet me sukses, atëherë klubin nga Shkupi e pret një erë e re në organizimin dhe garën futbollistike.

Nëse ndodh kjo, athëerë është paralajmëruar rindërtim i plotë i stadiumit në Çair, investime, infrastrukturë të re, si edhe përgatitjen e një ekipi me synim për t'u bërë kampion.

Ndryshe, Bülent Tulun ka qenë një nga njerzit udhëheqës të gjigantit turk, Gallatasaraj./Telegrafi/