“Turp që Bunjaku s’ma ftoi djalin”
07/03/2014
“Njerëzit që e udhëheqin futbollin kosovar nuk janë treguar aspak korrekt me djalin tim. Ai është dashur të ftohej nga Bunjaku për ndeshjen e parë. Ekipi i Kosovës është mbledhur nga kriteret politike dhe nga të afërmit. Paramendoni, përzgjedhës është një njeri që nuk ka luajtur kurrë futboll si Bunjaku. Kam biseduar me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin dhe ai më ka premtuar që do të ftohet Andisi. Ndërsa tani ndryshuan gjërat”, është shprehur ai për faqen kroate ‘Vecernji.hr’.
Të kujtojmë që Andis Shala momentalisht luan për skuadrën Carl Zeiss Jena, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Hannoverit, Mannheimit, Dunde Unitedit dhe Hallescherit. /Tribuna/Telegrafi/


