Please enter at least 3 characters.

Turan i ofrohet Milanit

2018/01/Arda-Turan.jpg
288:"GIJON, SPAIN - SEPTEMBER 24: Arda Turan of FC Barcelona celebrates after scoring his team's fourth goal during the La Liga match between Real Sporting de Gijon and FC Barcelona at Estadio El Molinon on September 24, 2016 in Gijon, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Barcelonës dhe Kombëtares së Turqisë, Arda Turan thuhet se i është ofruar gjigantit italian, Milanit.

Sipas mediumit italian Il Giornale, Milanit iu afrua agjenti turk, Ahmet Bulut, i cili përfaqëson Arda Turanin.

Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë nëse Rossonerët do të marrin në skuadër 30-vjeçarin turk.

Arda është lojtar i parëndësishëm për skuadrën nga Camp Nou, pavarësisht se katalunasit paguan 41 milionë euro për të nënshkruar me atë nga Atletico Madridi në vitin 2015.

Mesfushori turk erdhi me bujë të madhe te Barcelona, por dështoi të tregoj vlerat e tij dhe të zë një vend titullari në skuadër.

Turan nuk ishte një titullar i rregullt as tek ish-trajneri Luis Enrique, por as Ernesto Valverde nuk llogarit në shërbimet e tij.

Turku kishte qenë më parë i lidhur edhe me rivalët e Interit, ndërsa Bulut është në proces pasi mendon se Italia është një opsion ideal për klientin e tij.

Për Turanin interesim kanë shprehur skuadra turke, Besiktas dhe ajo angleze, Everton. /Telegrafi/