Trump si Bideni: Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë
359:"BETHPAGE, NY - APRIL 06: U.S. Republican presidential candidate Donald Trump says "you are fired" as he speaks to supporters during a rally on April 6, 2016 in Bethpage, New York. Front-running Republican candidate Trump will address supporters on the heels of a potentially damaging loss in the Wisconsin primary. (Photo by VIEWpress/Corbis via Getty Images)
23:"Corbis via Getty Images
14/04/2022
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i është bashkuar presidentit aktual, Joseph Biden, i cili e quajti gjenocid ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.
Në Fox News, Trump kritikoi Bidenin për politikën që po e udhëheq, të cilën ai e vlerësoi se po e dërgon drejt një inflacioni të lartë.
“Tani më lejoni të shtojë disa fjalë rreth asaj që po ndodh në Ukrainë. Është gjenocid”, tha shkurtimit ai.
Deklarata e Trumpit erdhi një ditë pasi Biden akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për gjenocid.
Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar të dërgojnë trupa në Ukrainë dhe të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi vend, por po shtojnë ndihmën ushtarake për Kievin. /Telegrafi/


