Trump në Kinë - bëhet publike lista me emrat e delegacionit amerikan që e shoqëroi
Një numër drejtuesish të njohur dhe të shquar të SHBA-së shoqëruan presidentin amerikan, Donald Trump, në ceremoninë e mirëseardhjes në Pekin.
"Do t'i kërkoj presidentit Xi... ta hapë Kinën në mënyrë që këta njerëz të shkëlqyer të mund të bëjnë magjinë e tyre", deklaroi Trump.
Lista e personave që që ishin pjesë e delegacionit amerikan:
Tim Cook, Apple;
Stephen Schwarzman, Blackstone;
Kelly Ortberg, Boeing;
Brian Sikes, Cargill;
Janes Fraser, Citigroup;
H Lawrence Culp Jr, GE Aerospace;
David Solomon, Goldman Sachs;
Jacob Thaysen, Illumina;
Michael Miebach, Mastercard;
Sanjay Mehrotra, Micron Technology;
Jensen Huang, Nvidia;
Cristiano Amon, Qualcomm;
Elon Musk, SpaceX/Tesla;
Ryan Mclnerney, Visa.
Ndryshe, udhëheqësi kinez Xi Jinping përshëndeti një epokë të re të marrëdhënieve SHBA-Kinë të përcaktuara nga lidhje konstruktive dhe të qëndrueshme, gjatë samitit të tij historik me presidentin Donald Trump në Pekin të enjten.
Të dy udhëheqësit ranë dakord të krijojnë një "marrëdhënie strategjike konstruktive dhe të qëndrueshme" si orientimin e ri për lidhjet dypalëshe gjatë tre viteve të ardhshme dhe më tej, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Ndërsa SHBA-të ende nuk e kanë publikuar raportin e tyre të takimit, termi i ri - i përdorur këtu për herë të parë - sugjeron një përpjekje nga të dyja palët për të riformuluar marrëdhënien e tyre të paqëndrueshme të viteve të fundit në një marrëdhënie në të cilën konkurrenca dhe bashkëpunimi i tyre është më i menaxhuar dhe i parashikueshëm. /Telegrafi/


