Please enter at least 3 characters.

Trump: Hebrenjtë që votojnë për demokratët janë budallenj absolut

2024/08/2024-03-13T150043Z_884053356_RC2LI6ASDI8Q_RTRMADP_3_USA-TRUMP-GEORGIA-1200x800-1.jpg
229:"FILE PHOTO: Republican presidential candidate and former U.S. President Donald Trump gestures to supporters during a campaign rally at the Forum River Center in Rome, Georgia, U.S. March 9, 2024. REUTERS/Alyssa Pointer/File Photo
7:"REUTERS

Kandidati i Partisë Republikane për president në SHBA, Donald Trump, ka bërë edhe një herë një koment që ka bërë bujë të madhe.

Ish-presidenti amerikan këtë herë ka kritikuar hebrenjtë që votojnë për Partinë Demokratike, raporton abcnews.

Në një intervistë në radion e New Yorkut, 78-vjeçari i quajti hebrenjtë që votojnë për Partinë Demokratike "budallenj absolut" dhe më pas veçoi senatorin, Benry Sanders dhe bashkëshortin e Kamala Harrisit, Doug Emhoff, të cilët i quajti "hebrenj të këqij".

Përveç kësaj, ai tha se "çdo hebre që nuk voton për të duhet t’i kontrollohet koka" dhe në intervistat e mëparshme ai theksoi se çdo hebre që voton për demokratët "e urren fenë e tij".

Emhoff iu përgjigj drejtpërdrejt Trump duke thënë se ai përdor stereotipe për të poshtëruar popullin hebre dhe kujtoi lidhjet e bashkëpunëtorëve të tij me idetë dhe grupet neo-naziste.

Trump u kritikua gjithashtu nga fushata e Kamala Harrisit dhe Chuck Schumerit, zyrtar i lartë i Partisë Demokratike dhe gjithashtu një hebre. /Telegrafi/