Tronditje në McLaren: Norris dhe Piastri skualifikohen, renditja e pilotëve pas këtij vendimi hap garën për titull
Ajo për të cilën u fol gjatë orëve të fundit tashmë ka marrë formë zyrtare: pilotët e McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri, janë skualifikuar nga Çmimi i Madh i Las Vegasit.
Norris e përfundoi garën në vendin e dytë, ndërsa Piastri i katërti, por të dy rezultatet u anuluan pas kontrollimeve shtesë teknike, duke i hapur Max Verstappenit rrugën për të ngushtuar diferencën në renditjen e kampionatit.
The updated top ten finishers in Las Vegas, following the disqualification of Norris and Piastri ⬇️#F1#LasVegasGPpic.twitter.com/CvcpigcZle
— Formula 1 (@F1) November 23, 2025
Dramë në Las Vegas – tronditje për McLaren
Menjëherë pas garës, FIA thirri makinat me numrin 4 dhe 81 për inspektim të detajuar. Shefi i McLaren, Andrea Stella, shtyu paraqitjen e tij në media, një sinjal i qartë se diçka nuk ishte në rregull.
Dy orë e gjysmë më vonë, delegati teknik i FIA-s, Jo Bauer, publikoi raportin zyrtar: panelet e shasisë në të dy makinat e McLaren ishin më të holla se minimumi i lejuar prej 9 milimetrash – një shkelje direkte e rregullores teknike të kampionatit.
Si rezultat, të dy pilotët u skualifikuan. Norris humbet 18 pikë, ndërsa Piastri mbetet pa 12 pikë. Nga ana tjetër, Verstappen përfiton ndjeshëm, duke iu afruar vetëm 24 pikë pas kryesuesit, nga 42 sa ishte diferenca më herët.
How the Drivers' Championship looks as we depart Las Vegas... 👀
It's got a lot closer at the top, with Oscar Piastri and Max Verstappen now LEVEL on points! ⬇️#F1#LasVegasGPpic.twitter.com/3a4LJBGCRG
— Formula 1 (@F1) November 23, 2025
Me dy gara të mbetura dhe një sprint – pra 58 pikë në lojë – skualifikimi i dyshes së McLarenit e rihap plotësisht betejën për titullin botëror, duke e kthyer fundin e sezonit në një dramë të vërtetë sportive. /Telegrafi/


