Trofetë e mëdha që i ka fituar Ronaldo pasi i ka mbushur 30 vjet
295:"PORTO, PORTUGAL - JUNE 09: Cristiano Ronaldo of Portugal celebrates with the UEFA Nations League Trophy following his team's victory in the UEFA Nations League Final between Portugal and the Netherlands at Estadio do Dragao on June 09, 2019 in Porto, Portugal. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
(Foto: The Sun)
12:"Getty Images
12/06/2019
Cristiano Ronaldo është një prej futbollistëve më të trofeshëm në histori, ndërsa karriera e tij pritet të zgjatë edhe disa vite.
Superylli i Juventusit është 34 vjeçar, mirëpo forma dhe gjendja e tij fizike paralajmërojnë se ai nuk do të pensionohet në një të ardhme të afërt.
Ndërkaq, trofetë vazhdojnë të vijnë për CR7. Vetëm në vitin 2019, ai e fitoi titullin e Serie A me Bianconerët, si edhe Ligën e Kombeve me Portugalinë.
The Sun ka bërë një përmbledhje të disa prej trofeve kryesore që Ronaldo i ka fituar pasi i ka mbushur 30 vjet.
Liga e Kampionëve (3), La Liga (1), Superkupa e Spanjës (1), Superkupa e UEFA-s (1), Kupa e Botës për Klube (2), Kampionati Evropian (1), Superkupa e Italisë (1), Serie A (1), Liga e Kombeve (1). /Telegrafi/


