Triumf bindës i Liverpoolit ndaj Huddersfieldit (Video)
Liverpooli ka regjistruar fitore bindëse prej 3-0 në udhëtim te Huddersfield Town në ndeshjen e javës së 25-të të Ligës Premier.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 26-të me golin e Emre Can që ishte i vetmi në pjesën e parë.
Me të filluar gjysma e dytë (47'), u dyfishua rezultati me golin e Roberto Firminos, i cili u asistua nga Sadio Mane.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Mohamed Salah me një gol të shënuar nga pika e bardhë (78').
Kjo fitore ua përforcon Redsave pozitën e katërt në tabelë me 50 pikë të fituara pas 25 javësh.
Vendi i pestë që mbahet nga Tottenham Hotspur, tash është pesë pikë prapa, mirëpo Spursat e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Huddersfieldi mbetet në vendin e 14-të në tabelë me 23 pikë, mirëpo zona e rrezikut është vetëm një pikë larg dhe mund ta humbë pozitën aktuale në rast se fitojnë skuadrat që ndodhen më poshtë.
Pikërisht Tottenhami është kundërshtari i ardhshëm i Liverpoolit, ndërsa Huddersfield Town është mysafir i Manchester Unitedit. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6dypx9
https://www.dailymotion.com/video/x6dytkf


