Tri vetura të përfshira në një aksident në Podujevë, një person i lënduar
28/05/2021
Sot rreth orës 16:00, në rrugën Skënderbeu në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të tri veturave.
Në këtë aksident dy vetura ishin në lëvizje ndërsa njëra e parkuar.
Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar një person.
Me rastin po merret njësiti i trafikut i Policisë së Kosovës./Telegrafi/


