")
Please enter at least 3 characters.

Tri skuadra kosovare, në gara evropiane

2016/01/tri-skuadra-kosovare-n-euml-gara-evropiane_hd.jpg

Në kualifikime të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës do të jenë kampioni, fituesi i Kupës dhe skuadra e vendit të dytë në kampionat. Për këtë të enjte janë bindur drejtues të klubeve kosovare të futbollit nga zyrtari i lartë i UEFA-s, David Petriashvili, shkruan sot Koha Ditore.

Petriashvili mbajti një seminar me përfaqësues të klubeve kosovare. Petriashvili u ka ligjëruar drejtuesve të klubeve për kriteret që duhet t’i plotësojnë për pjesëmarrje në gara evropiane. I ka zbërthyer pesë kriteret bazë që janë ai infrastrukturor, sportiv, financiar, ligjor dhe kriteri për personel e administratë.

FFK-ja pret që në pranverën e vitit tjetër të pranohet në UEFA e FIFA. Pos klubeve të Superligës së meshkujve, të drejtën e garimit në Evropë do ta kenë edhe klubet më të mira të ligës së femrave si dhe klubet e futsallit.