“Tri pikë, por duhet të bëjmë më shumë”, Amorim me këmbë në tokë pas fitores në derbi
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim preferoi që të qëndronte me këmbë në tokë pas fitores së ekipit të tij ndaj rivalit lokal Manchester Cityt me rezultat 2-1. ‘Qytetarët’ ishin ata që dukej se do të merrnin fitoren në këtë takim falë një goli të Josko Gvardiol në pjesën e parë, por gjithçka iu rrëshqiti nga duart në minutat e fundit të takimit.‘Djajtë e Kuq’ kompletuan rikthimin sensacional të udhëhequr nga Amad Diallo, i cili fillimisht fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol Bruno Fernandes, para se të shënonte personalisht ai vetëm dy minuta më vonë për t’i fituar skuadrës së tij tri pikë.Si do që të jetë, Amorim ka thënë se kjo dramë nuk ndryshon shumë perspektivën e tij, ani pse ai e kupton sa shumë do të thotë kjo fitore për tifozët.


