Tri kritere themelore për veshjen festive
31/12/2016
Vigjilja e Vitit të Ri është një mbrëmje shumë e veçantë dhe argëtuese. Por edhe gjetja e veshjes bëhet e vështirë ndonjëherë, sepse nuk përkon gjithmonë me vendin që ke zgjedhur për të festuar.
Nga njëra anë, duhet të tregosh respekt për ceremoninë ku je ftuar dhe nga ana tjetër, do të tregosh edhe stilin tënd me fustanin që ke zgjedhur.
Për t’u ndier seksi, shkëlqim apo elegancë në një ceremoni festive si mbrëmja e Vitit të Ri, është mirë të kesh parasysh tri kritere kryesore: kodi i veshjes, atmosfera dhe vendi. Këtu janë disa opsione për të cilat mund të të ndihmojnë për veshjen e sontme.


