Please enter at least 3 characters.

Trepça mposht Rahovecin

2018/02/trepca-rahoveci-e1518720236774.jpg

Trepça ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së njëzet të Ip Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit para shikuesve të vetë kanë triumfuar kundër Rahovecit me rezultat 84-78.

Tre çerekët e parë i takuan vendasve, të cilët krijuan epërsi solide që e menaxhuan në dhjetë minutshtin e fundit të takimit.

Në pjesën e parë, vendasit krijuan epërsi prej nëntë pikëve, ku rezultati në semafor tregonte shifrat 44:35.

Megjithëse në çerekun e fundit, mysafirët u munduan të rikthejnë rezultatin, kjo nuk ishte e mundur dhe kështu Trepça triumfoi 84-78.

Basketbollisti më efikas tek minatorët ishte Imer Tahiri me 22 pikë ndërsa te vreshtarët u dallua Williams me 18 pikë.

Pas kësaj, Rahoveci bie në pozitën e katërt të renditjes tabelore me 31 pikë ndërsa Trepça renditet e pesta me 29 sosh. /Telegrafi/