Please enter at least 3 characters.

"Trepça" i'a ndërpren marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër, shkeli rëndë detyrat e punës

2024/08/bg-trepca-pkg-19-zmc-20171005-181602970-mxf-still001-191008-660x330-1-e1731343849675.jpeg

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftur se sot i’a ka ndërprerë marrrëdhënien e punës punëtorit me inicialet A.A.

Sipas njoftimit, Komisioni Disiplinor sot ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me këtë rast dhe është vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se punëtori me inicialet A.A. ka munguar në punë që nga data 02.10.2024.

“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti që nga data 02.10.2024 ka munguar në punë”, thuhet në njoftim.

Pas kësaj, Komisioni Disiplinor ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës ndaj personit në fjalë.

“Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7221 të dt. 20.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.A”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/