Please enter at least 3 characters.

Trepça '89 tregon forcën ndaj Llamkos Kosovës

2016/01/trep-ccedil-a-89-tregon-forc-euml-n-ndaj-llamkos-kosov-euml-s_hd.jpg

Në një ndeshje të nivelit mesatare, “minatorët” ia dolën që arkëtojnë pikët e plota kundër vushtrriasve dhe kjo fitore e mitrovicasve e ka hapur garën për titull të kampionit.
Golin e fitores për Trepçën ’89 e shënoi Bleand Kurtishaj në minutën e 89-të nga pika e bardhë.

Hyseni përmbys Fushë Kosovën

Ndërkohë, Ferizaj ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1-0. Përballja mes këtyre dy skuadrave është përshkruar me iniciativën e nikoqirëve.
Ferizaj dominimin kundër Fushë Kosovës e konkretizoi në minutën e 79-të përmes sulmuesit Berat Hyseni. Ferizaj më këtë fitore arrin në kuotën e 42 pikë dhe vazhdon të ndjek liderin e tabelës, Llamkos Kosovën.

Kjo disfate e fundos edhe më thellë “anijen” e Fushë Kosovës, e cila zë vendin e fundit të tabelës dhe me gjasa të vogla për të siguruar ekzistencën në Superligë.

Raiffeisen Superliga e Kosovës / Xhiroja e 25-të

Rezultatet:
Llamkos Kosova-Trepça ’89 0-1
Ferizaj-Fushë Kosova 1-0

Dje
Drenica-Feronikeli 1-0
Prishtina-Trepça 3-0
Besa-Drita 2-0