Please enter at least 3 characters.

Tre të arrestuar në Suharekë - sulmuan fizikisht dy persona dhe i futën në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në një rast të privimit të kundërligjshëm nga liria në fshatin Duhël të Suharekës.

Sipas raportit policor, të dyshuarit meshkuj kosovarë dyshohet se më 29 prill 2026 kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë dhe më pas, kundër vullnetit të tyre, i kanë futur në një veturë duke i dërguar në një kafiteri.

Gjatë kontrollit të realizuar në tri lokacione të ndryshme të të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/