Tre shqiptarë të shumëkërkuar ekstradohen nga Dubai në Shqipëri
19/06/2025
Nga Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të ekstradohen tre shqiptarë në Shqipëri, të shumëkërkuar dhe pjesëtarë të organizatave kriminale nga Dubai.
Policia e Shtetit ka thënë se Ado Xhika në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar.
Ervis Daka si pjesëtar i një organizate kriminale ka planifikuar vrasje dhe akuzohet si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.
Po ashtu, Maksim Koçi për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.
Nuk dihet saktësisht se kur do të arrijnë të akuzuarit, por Policia ka thënë tutje se procedurat për ekstradim priten të finalizohen të mërkurën.


