Tre inspektorë të ‘Shqiponjave’ ndaluan qytetarin dhe e sulmuan fizikisht, pezullohen nga detyra
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”.
Masat janë marr ndaj inspektor E.T., me detyrë 'Trupë Shërbimi', Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, inspektor D. G., me detyrë 'Trupë Shërbimi', seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ dhe inspektor E. N., me detyrë 'Trupë Shërbimi', seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’.
“Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/


