Please enter at least 3 characters.

Tre fituesit e javës së katërt të “Ekspertit”

Loja shpërblyese “Eksperti” nga Telegrafi po vazhdon me entuziazëm të jashtëzakonshëm gjatë Kampionatit Botëror 2026, duke tërhequr tashmë mbi 6000 përdorues që po testojnë njohuritë e tyre në parashikimin e rezultateve të ndeshjeve.

Pasi u zgjodhën fituesit e javës së pare, dytë dhe tretë, tani pasi kanë shkuar edhe shtatë ditë të tjera, janë shpallur edhe fituesit javorë të javës së katërt, të cilët grumbulluan më së shumti pikë me parashikimet e tyre.

Në vendin e parë renditet “Fatos”, i cili grumbulloi 96 pikë dhe siguroi çmimin kryesor javor, një tepih të personalizuar nga Ziuu Rugs.

Në vendin e dytë po ashtu me 96 pikë është renditur “LabinotRama”, i cili ka fituar vaucher në vlerë 50 euro nga Suna Sport, ndërsa podiumin e plotësoi “Agron80”, i cili mblodhi po ashtu 94 pikë dhe fitoi një SmartWatch Samsung FIT3.

Për tërheqjen e shpërblimeve dhe informatat shtesë, të tre fituesit janë kontaktuar tashmë nga redaksia e Telegrafit në e-mailin me të cilin janë regjistruar në lojën shpërblyese “Eksperti”.

Gara mbetet plotësisht e hapur për javët në vazhdim, pasi mijëra pjesëmarrës po vazhdojnë të konkurrojnë për çmime të vlefshme duke parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit.

Vlen të theksohet se fituesit e javës së katërt janë llogaritur bazuar në pikët e grumbulluara nga 29 qershori (e hënë) deri më 5 korrik (e diel) në ora 23:59, periudhë e cila përbënte javën e katërt të garës në “Eksperti”.

Java e pestë ka filluar pas orës 00:01 të së hënës (6 korrik) dhe zgjat deri në orën 23:59 të së dielës (13 korrik).

[shortcode-lexo-po-ashtu-search site_id=27059106 expand="1" post_id=2677068611 post_thumb="https://telegrafi.com/media-library/image.jpg?id=66986902&width=300" post_headline="Tre fituesit e javës së dytë të “Ekspertit”" post_title="Tre fituesit e javës së dytë të “Ekspertit”" post_subheadline="" post_url="https://telegrafi.com/tre-fituesit-e-javes-se-dyte-te-ekspertit/"][shortcode-lexo-po-ashtu-search site_id=27059106 expand="1" post_id=2677124235 post_thumb="https://telegrafi.com/media-library/image.jpg?id=67059249&width=300" post_headline="Tre fituesit e javës së tretë të “Ekspertit”" post_title="Tre fituesit e javës së tretë të “Ekspertit”" post_subheadline="" post_url="https://telegrafi.com/tre-fituesit-e-javes-se-trete-te-ekspertit/"]

Ndryshe, gjatë gjithë kampionatit, lojtarët e “Ekspertit” do të garojnë për t’u ngjitur në renditje, ndërsa më të mirët në fund të Botërorit 2026 do të shpërblehen me çmime kryesore si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5.

Shënim: Në rast se dy ose më shumë lojtarë grumbullojnë numër të njëjtë pikësh, renditja përcaktohet nga kriteret shtesë të sistemit. Përparësi kanë lojtarët që kanë më shumë rezultate të sakta, më shumë parashikime me diferencë të saktë të golave dhe më shumë fitues të parashikuar saktë. Nëse barazia vazhdon edhe pas këtyre kritereve, përparësi merr lojtari që ka parashikuar i pari. /Telegrafi/