Please enter at least 3 characters.

Travis Kelce flet për martesën me Taylor Swift: Ishte realizimi i një ëndrre

Taylor dhe Travis

Travis Kelce ka folur për herë të parë publikisht për martesën me Taylor Swift, më shumë se një muaj pas ceremonisë.

Çifti u martua në Madison Square Garden në New York, ndërsa deri tani detajet për dasmën kishin ardhur kryesisht nga të ftuarit.

Në një konferencë për media, Kelce e përshkroi martesën si natën më të mirë të jetës së tij, duke falënderuar të gjithë ata që morën pjesë dhe festuan me çiftin.

Ai foli gjithashtu për Madison Square Garden, duke thënë se martesa aty ishte realizimi i një ëndrre që kishte që nga fëmijëria, pasi gjithmonë kishte dashur të ndiqte një ndeshje në atë arenë.

Kelce e përshkroi ceremoninë si një ngjarje të madhe, por nuk dha shumë detaje, duke bërë edhe shaka se gjëja më e mirë ishte se 'klima funksiononte në mënyrë perfekte'.

Rreth 1000 të ftuar thuhet se kishin nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti, megjithatë disa prej tyre kanë ndarë përshtypjet e tyre.

U bë e ditur se Stevie Nicks performoi në dasmë, gjersa Travis dhe Taylor kishin shkruar vetë betimet e martesës.

Nëna e Travis, Donna, e përshkroi ceremoninë si ‘magjike’, teksa vëllai i tij, Jason Kelce, tha se ishte një ditë e jashtëzakonshme për familjen dhe se mbi të gjitha ishte i lumtur për çiftin.

Taylor Swift, ndërkohë, ende nuk ka folur publikisht për ceremoninë. /Telegrafi/