Please enter at least 3 characters.

Transferimet në Kosovë bëhen pa ndërmjetësimin e menaxherëve

2016/01/transferimet-n-euml-kosov-euml-b-euml-hen-pa-nd-euml-rmjet-euml-simin-e-menaxher-euml-ve_hd.jpg

Bylbyl Sokoli i Prishtinës dhe Ismet Munishi i Hajvalisë, janë trajnerët që e kanë luajtur shkëlqyeshëm rolin e menaxherëve së fundmi.

Pothuajse të gjithë lojtarët, para se të arrijnë marrëveshje me klubet e caktuara, takohen me trajnerët e atyre skuadrave dhe bisedojmë për të gjitha detajet, para se të nënshkruajnë kontratën. Sidomos, kjo praktikë është parë pas përfundimit të stinorit vjeshtor, ku trajnerët vet janë takuar me futbollistët dhe i kanë bindur ata që të nënshkruajnë për ekipet e tyre që i drejtojnë.

Bylbyl Sokoli i Prishtinës dhe Ismet Munishi i Hajvalisë, janë dy trajnerët, që e kanë luajtur shkëlqyeshëm rolin e menaxherëve deri më tani, duke qenë më aktivët e afatit kalimtar dimëror. Në një bisedë për ‘Sport Plus’, Munishi e ka konfirmuar se ka qenë ai që është takuar me futbollistët që i ka transferuar në skuadrën e re që do ta drejtojë. /Telegrafi/