Please enter at least 3 characters.

Trajnim për edukatore të çerdheve të Strumicës dhe Qystendilit

2016/01/vullnetar-euml-p-euml-r-edukim_hd.jpg

Në Strumicë ka filluar trajnimi dyditorë i personelit edukativ të çerdhes së këtij qyteti me kolegët e tyre të Qustendilit të Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky trajnim është në kuadër të projektit ''Eko-çerdhe për të ardhme të qëndrueshme'' që financohet nga IPA programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për Doracakun ekologjik, në drejtim të realizimit të përbërësit të dytë të projektit ''Forcimi i kapaciteteve të personelit edukativ-arsimor''.

Qëllimi i projektit është që kuadri i të dy anëve, përmes pjesëmarrjes të përfshihet në krijimin e praktikave për arsim të mirë ekologjik të fëmijëve të moshës parashkollore./Telegrafi