Trajneri personal tregoi si i riktheu format Jennifer Lawrence
01/03/2016
Jennifer Lawrence ka arritur që të ketë figurë të mrekullueshme trupore për ceremoninë e Oscar.
Dalton Wong, i cili ka trajnuar shumë nga të famshmit duke përfshirë këtu edhe aktoren e njohur, ka treguar se si ajo i ka rikthyer format trupore.
Wong, i cili është edhe autor i librit “The Feelgood Plan”, ka bërë të ditur se Lawrence nuk ka mbajtur ndonjë dietë të posaçme, por thjesht ajo ka ngrënë gjërat e duhura në kohën e duhur, duke përfshirë këtu edhe hamburgerët dhe patatet e fërguara.
Lawrence në Oscar është dukur mahnitëse, ndërsa më poshtë jua sjellim disa fotografi të saj.


