Please enter at least 3 characters.

Trajneri i RD Kongos merr lajmin tragjik për vdekjen e babait gjatë konferencës pas ndeshjes

Sebastien Desabre është përballur me një moment tragjik menjëherë pas ndeshjes së DR Congo kundër Anglisë në Kupën e Botës, pasi është njoftuar për vdekjen e babait të tij gjatë konferencës për shtyp.

Sipas raportimeve, një zyrtar i federatës kongoleze ndërpreu seancën me median për të shprehur ngushëllimet publike, moment që e tronditi dukshëm trajnerin francez, i cili u largua menjëherë nga salla.

Pavarësisht këtij lajmi të rëndë personal, Desabre ka udhëhequr një fushatë historike me RD e Kongos në Kupën e Botës, duke e kthyer ekipin në turne për herë të parë që nga viti 1974 dhe duke arritur suksese të rëndësishme gjatë rrugëtimit.


Nën drejtimin e tij, “Leopardët” regjistruan golat e parë në Kupën e Botës, fitoren e parë në historinë e tyre në këtë kompeticion dhe kualifikimin në fazën eliminatore për herë të parë.

RD Kongo u mposht nga Anglia me rezultat 2-1 dhe janë eliminuar tanimë nga Kupa e Botës. /Telegrafi/