Please enter at least 3 characters.

Trajneri i motivon futbollistët me video porno

2016/03/trajneri24.jpg

Ish trajneri i Mallorcas, Joacin Caparros, ka provuar një mënyrë shumë origjinale për të motivuar futbollistët e tij para ndeshjeve.

Ai u tregonte video porno, duke u shpjeguar futbollistëve që duhet të luanin aq fort sa edhe protagonistët e këtyre filmave për të rritur.

Rrëfimi ka ardhur nga një ish futbollist i skuadrës spanjolle, , Anderson Conceicao, i cili ka treguar një histori interesante kur ishte lojtar i kësaj skuadre.

"Më kujtohet sidomos stërvitja e fundit para ndeshjes me Bilbaon. Ne duhej të fitonim për të mbijetuar në La Liga. Caparros na tregonte video në stërvitje dhe ne kishim mbetur pa fjalë”.

“ Trajneri donte që të sillte tek ne atmosferë, por prapë ne humbëm dhe ramë në një kategori më poshtë “, ka thënë Conceicao.