Trajneri i Galatasarayt telefonon Vedat Muriqin
Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, e do me çdo kusht sulmuesin kosovar të Mallorcas, Vedat Muriqin, të cilin e ka telefonuar për ta bindur për një transferim gjatë verës.
Vedat Muriqi, i cili po e përfundon sezonin në La Liga me 22 gola në 35 ndeshje, duke tejkaluar edhe yjet botërorë, ka tërhequr vëmendjen e Galatasarayt.
Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, po përpiqet ta bindë sulmuesin 32-vjeçar, me të cilin ka një marrëdhënie të mirë që nga koha e tij në Rizezspor.
Sipas mediumit turk Fanatik, Buruk po tenton ta bind Muriqin që t'i bashkohet klubit kampion të Turqisë këtë verë, duke e telefonuar atë dhe duke i shprehur dëshirën për ta parë atë në Galatasaray.
Mësohet gjithashtu se edhe Muriqi është i hapur për të kaluar vitet e fundit të karrierës së tij në Turqi, aty ku ka shkëlqyer më parë te rivalët e tyre, Fenerbahce.
Edhe pse transferimi i prizrenasit duket i pavarur nga kontrata e Mauro Icardit, lëvizja e Buruk tregon se ai nuk është shumë i interesuar që sulmuesi argjentinas të qëndrojë në Stamboll. /Telegrafi/


