Please enter at least 3 characters.

Trajnerët më të paguar në botën e futbollit - Pep Guardiola është vetëm i treti

2020/02/GettyImages-1201063486.jpg
287:"SHEFFIELD, ENGLAND - JANUARY 21: Pep Guardiola the head coach / manager of Manchester City rubs his head before the Premier League match between Sheffield United and Manchester City at Bramall Lane on January 21, 2020 in Sheffield, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajnerët janë pjesa kryesore se si duhet të ketë sukses një skuadër, derisa ende paguhen më pak se një lojtar.

Bota e futbolli ka ndryshuar ndër vite dhe mund të thuhet se lojtarët tani janë të pasionuar më shumë në pagën e majme se për të luajtur futboll.

Edhe pse ka pasur suksese të mëdha nga La Liga, Bundesliga dhe Ligën Premier, Pep Guardiola është vetëm trajneri i tretë më i paguar në botë.

Sipas France Football, trajneri spanjoll që drejton Manchester Cityn paguhet 27.5 milionë euro në sezon, mirëpo që fiton edhe nga bonuset.

Nuk është një shumë edhe e vogël, mirëpo mbetet për 2.5 milionë euro mbrapa strategut të Interit, Antonio Conte.

Trajneri më i paguar në botën e futbollit vazhdon të jetë Diego Simeone i Atletico Madridit që paguhet 13 milionë euro më shumë se ai i Nerazzurëve.

Kur e mendon se sa trofe ka fituar Guardiola dhe sa argjentinasi, kuptohet pak a shumë se futbollit i ka humbur pasioni që e kishte dikur. /Telegrafi/