Tragjedi në NBA, vdes në moshën 29-vjeçare ylli i Memphis Grizzlies
Basketbollisti i Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, ka vdekur, njoftuan ekipi dhe agjencia e tij sportive në dy deklarata të ndara, të publikuara të martën, më 12 maj. Ai ishte 29 vjeç.
Vdekja e papritur e Clarke vjen pothuajse gjashtë javë pasi ai ishte arrestuar në Arkansas për tejkalim të parregullt (parakalimi), posedim të një substance të kontrolluar, ikje nga policia, tejkalim të shpejtësisë dhe trafikim të një substance të kontrolluar.
Ai sapo e kishte përfunduar sezonin e tij të shtatë në NBA, të gjitha me Memphis Grizzlies.
Clarke ishte zgjedhja e 21-të në total në draftin e NBA-së 2019, pas paraqitjeve me Gonzaga, dhe pati sukses të menjëhershëm në ligë, duke u përfshirë në ekipin e “All-Rookie”, ndërsa regjistroi mesataret më të larta të karrierës me 12.1 pikë dhe 5.9 kërcime për ndeshje.
Brandon Clarke, a veteran forward for the Memphis Grizzlies, has died, the team announced Tuesday.
He was 29 years old. pic.twitter.com/oKeCMLazVH
— ESPN (@espn) May 12, 2026
Në vitin 2022, ai nënshkroi vazhdimin e kontratës për katër vjet, në vlerë prej 50 milionë eurosh.
Por karriera e Clarke në vitet e fundit ishte penguar nga dëmtimet.
Ai luajti vetëm gjashtë ndeshje në sezonin 2023-24 për shkak të një këputjeje të tendinës së Akilit, ndërsa sezonin e fundit mungoi pothuajse tërësisht, duke zhvilluar vetëm dy ndeshje, për shkak të problemeve në pulpë dhe në gju.
Brandon Clarke zhvilloi 7 sezone në NBA, duke pasur mesatare 10.2 pikë, 5.5 kërcime dhe 1.3 asistime në 309 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë./Telegrafi/


