Tragjedi në Durrës, vetura përplas tre fëmijë derisa po luanin në trotuar - dy humbin jetën
03/05/2026
Një tragjedi është shënuar sot në lagjen 15 të Durrësit, ku dy fëmijë janë përplasur për vdekje nga një makinë, ndërsa një tjetër i mitur ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Fëmijët, shokë të së njëjtës lagje, kanë qenë në trotuarë duke luajtur, ndërsa në automjet tip Benz ML që lëvizte, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur të miturit.
Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se sipas burimeve policore njëri prej tyre ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër më pas. Fëmija tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar, por është arrestuar më pas nga policia./tch/


