Please enter at least 3 characters.

Traditë, art dhe zëra nga bota: Sot nis edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi në Rahovec, duke e shndërruar qytetin në një hapësirë të dialogut poetik dhe të takimit të kulturave

Sipas traditës së Festivalit, gjithnjë ruhen vlerat e larta artistike, me kritere shumë rigoroze si në organizim, ashtu edhe në përzgjedhjen e poetëve, me të cilët ndërtohen ura lidhëse, promovohen vlera unike, nxitet shkëmbimi kulturor dhe forcohet kohezioni shoqëror.

Në këtë edicion, poetët mysafirë vijnë nga rajoni, Evropa, Azia dhe Amerika Latine, si dhe poetë të dalluar kosovarë, të cilët së bashku do të deklamojnë krijimet e tyre origjinale dhe ekskluzive, të përgatitura posaçërisht për këtë festival.

Fondi për Edukim Kulturor sivjet shfaq për herë të parë çmimin PRIMARIVS, për vepër jetësore në fushën e edukimit, Shkencës dhe Trashëgimisë.

Me përkrahjen e MKRS-së, sponsorëve dhe një spektri të gjerë krijuesish, intelektualësh dhe afaristësh, pas një pauze, Festivali rikthehet si një ngjarje kulturore dhe shoqërore autentike. Përvoja unike që ofron kjo ngjarje do të përcillet në disa kontinente, falë mysafirëve ndërkombëtarë që do të shkruajnë dhe flasin për Kosovën, bazuar në mbresat e tyre personale. /Telegrafi/