Trabzonspori nuk ndalet: Pas Salahut, tani kërkon fituesin e Topit të Artë
Gazetari turk Yagiz Sabuncuoglu ka bërë të ditur se Trabzonspori ka nisur përpjekjet për transferimin e sulmuesit francez Karim Benzema nga klubi saudit Al-Hilal, gjatë këtij afati kalimtar.
Sipas raportimit, drejtuesit e Trabzonsporit janë interesuar për kushtet e transferimit të Benzemas, pasi emri i yllit francez i është propozuar klubit turk.
Kjo ka bërë që të nisin njëkohësisht bisedimet për mundësinë e realizimit të marrëveshjes.
Lëvizja e Trabzonsporit vjen në një kohë kur klubi turk po punon ende për ta finalizuar transferimin e Darwin Nunezit, pavarësisht zhvillimeve të fundit që e kanë afruar sulmuesin uruguaian me një transferim në formë huazimi te Al-Dhariyah në Arabinë Saudite.
🚨 Trabzonspor, Al-Hilal forması giyen Karim Benzema'nın şartlarını sordu!
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) August 18, 2026
Bisedimet për Benzeman janë ende në fazën e marrjes së informacionit dhe shqyrtimit të kushteve, ndërsa deri më tani nuk ka marrëveshje përfundimtare.
Megjithatë, interesimi i Trabzonsporit për Benzeman ka hapur derën për zhvillime të reja dhe mjaft interesante në tregun turk të transferimeve.
E ardhmja e yllit francez mbetet në pikëpyetje. Benzema iu bashkua Al-Hilalit në janar të këtij viti dhe gjithnjë e më shumë po shtohen zërat se ai mund të largohet nga klubi saudit gjatë kësaj vere./Telegrafi/


