Please enter at least 3 characters.

Totaj takoi ambasadorin Rohde, flasin për projektet që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në takim kanë diskutuar për projekte që kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik si dhe festivalet e shumta që organizohen në Prizren gjatë sezonit veror.

Më tej, thuhet se këto projekte kanë edhe ndikim ekonomik, dhe poashtu shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në zhvillimin e këtyre aktiviteteve, që kanë rëndësi të veçantë në promovimin e kulturës dhe turizmit në rajon./Telegrafi/