Please enter at least 3 characters.

''Tortura'': Merren në pyetje policët që arrestuan Ljube Boshkoskin

2016/05/Gjykata-Themelore-Shkup-1-1.jpg

Sot pritet që përsëri të merren në pyetje policët të cilët e arrestuan ish-ministrin e MPB-së, Ljube Boshkoski, njiherit kryetar i partisë ''Të bashkuar për Maqedoni'', transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pjesë e këtij grupi policor, të cilët janë nën hetimet e PSP-së në lëndën ''Tortura'', është edhe komandanti i njësisë speciale ''Alfat'', Ivica Antevski - Puki. Marrja në pyetje do të bëhet në Gjykatën themelore Shkupi 1.

Policët akuzohen për trajtim çnjerzor, gjatë arrestimit të Boshkoskit. I akuzuari i parë në këtë rast është ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov./Telegrafi/