Please enter at least 3 characters.

Tortë nga fiqtë

2024/01/t-780x439-123.jpg

Një recetë shumë e shijshme dhe e veçantë

Përgatitja kërkon pak durim, por rezultati do tua shpërblejë, sigurisht, lodhjen.

Për të bërë koren nevojiten:* 100 g fiq të tharë* 100 g rrush të tharë* 100 g çokollatë të grirë në rendë* 100 g arra të grira* një lugë miell* 10 të bardhë të vezëve* 150 g sheqer* 200 arra të bluaraPër të bërë filetën: * 10 të verdhët e vezëve* 300 g sheqer* 100 g çokollatë të shkrirë* 1 margarinë* 2 qeska sheqer vaniljePërgatitja:

Përzieni fiqtë e grirë imët, rrushin e tharë, çokollatën e grirë në rendë, arrat e grira dhe një lugë miell. Tundni në një enë 10 të verdhët e vezëve, shtoni sheqer, lugë pas luge.

Në të verdhët e vezëve me kujdes përzieni arrat e bluara dhe përbërjen e fikut, pastaj piqni në tepsi të lyer në furrë të ngrohur.

Koren e pjekur ftoheni dhe ndajeni në dy pjesë të njëjta.

Për filetën, në avull zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin. Shtoni çokollatën e shkrirë, hiqeni nga zjarri dhe ftoheni.

Margarinën tundeni deri sa t’i ngjajë shkumës me sheqerin e vaniljes dhe bashkojini me kremin e ftohur.

Ndajeni tortën në fileta dhe zbukurojeni sipas dëshirës.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.