Please enter at least 3 characters.

Torres i preferon Fabregasit të zgjedh Chelsean

2016/01/torres-i-preferon-fabregasit-t-euml-zgjedh-chelsean_hd.jpg

Mesfushori i Barcelonës, sipas të gjitha gjasave gjatë kësaj verë, do të largohet nga Camp Nou, dhe duket se ish ylli i Arsenalit do të rikthehet në ishull.

Manchester United, Arsenal e Chelsea janë treshja e madh angleze që e kërkon reprezentuesin spanjoll.

“Gjithmonë lojtarët e mëdhenj janë blerje të mira. Cesc është një lojtar që e njeh Premier League. Ai kur ishte këtu gjithmonë ka qenë një nga më të mirët”, ka thënë Torres.

“Ai është lojtar i madh dhe do të ishte mirë nëse një lojtar i tillë vjen në Chelsea”, tha ai.

Torres shpreson se Fabregas do të zgjedh Chelsean para Arsenalit e Unitedit. /Telegrafi/