Please enter at least 3 characters.

Torreira e dëshiron kthimin në Itali, Milani dhe Napoli janë të interesuar

2020/05/LucasTorreira-2-e1589553326774.jpg
239:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 11: Lucas Torreira of Arsenal warms up prior to the Premier League match between Crystal Palace and Arsenal FC at Selhurst Park on January 11, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Alex Pantling/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Lucas Torreiras ka konfirmuar se mesfushori i Arsenalit do të dëshironte të kthehej në Itali, pas dy viteve të kaluara në Ligën Premier.

Uruguaiani ka luajtur te Pescara dhe Sampdoria para se të kalonte në Emirates në verën e vitit 2018, ndërsa nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur sërish në futbollin italian.

“Lucas kishte disa dallime me trajnerin e tij dhe ishte paksa i mërzitur për këtë, mirëpo u kthye sërish në formë”.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Më pas erdhi lëndimi, por fatmirësisht nuk është diçka serioze aq sa kemi menduar. Tash është rikuperuar tërësisht dhe mendoj se do të kërkohet në afatin kalimtar”.

“Akoma nuk kam folur me Arsenalin. Lojtarit do t’i pëlqente kthimi në Itali, megjithatë duhet theksuar se Arsenali e ka trajtuar mirë”, ka deklaruar agjenti Pablo Bentancur për Tuttomercatoweb.

Milani dhe Napoli janë dy klubet që kanë shprehur interesim për ta kthyer 24-vjeçarin në Serie A. /Telegrafi/