Please enter at least 3 characters.

Toril: Ruiz i përkryer për Real Madridin, do të admirohej nga tifozët

2019/12/Fabian-Ruiz.jpg
243:"LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 27: Fabian Ruiz of SSC Napoli during the UEFA Champions League group E match between Liverpool FC and SSC Napoli at Anfield on November 27, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri spanjoll, Alberto Toril këmbëngul se mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz është i aftë për të pasur sukses te Real Madridi.

Reali është duke u lidhur me një ofertë të madhe parash për reprezentuesin spanjoll, i cili ka punuar me Toril në Elche .

Toril tani është trajner U19 të Guangzhou Evergrande dhe në një intervistë të tij për mediat spanjolle ka thënë se Ruiz ka të gjitha për të shkëlqyer te Reali.

“Ai përshtatet në mënyrë të përkryer për Real Madridin”, ka thënë fillimisht Toril për gazetën AS.

“Ai është një lojtar që bën përparim dhe që në Madrid do të admirohet. Ai nuk bën një lojë statike, por mbulon të gjithë fushën”.

“Përveç kësaj, të jesh krah i majtë është gjithmonë një plus. Duket se ka më pak të majtë sesa lojtarë me të djathtën dhe kjo mund ta bëjë më të suksesshëm”.

“Në Napoli dhe me Spanjën ai ka treguar se është i gatshëm për çdo sfidë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/