Please enter at least 3 characters.

Topi: Dialogu, element i rëndësishëm demokracie

2016/01/f.1107124120710_m.gif

 "Dialogu është element i rëndësishëm demokracie për bashkëpunim në interes të qytetarit", u shpreh kreu i vendit.

Presidenti i Republikës u prit paraditen e së hënës në Bashkinë e Gjirokastrës nga kryetari Flamur Bime dhe drejtues lokalë.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Bime theksoi se kjo është një vizitë e munguar, duke shprehu falënderimet për ardhjen e kreut të vendit në qytetin jugor. Por, presidenti tha se detyrimet që ka në postin që drejton, e kanë penguar deri më tani. Ndërsa, shprehu kënaqësinë dhe lumturinë që ishte në Gjirokastër, në qytetin me trashëgimi të madhe kulturore. /Top-Channel/Telegrafi/