Topalli në Azerbajxhan, lobon për njohjen e Kosovës
30/06/2010
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë e shfrytëzoi këtë takim edhe për të diskutuar për çështjen e Kosovës. Ajo theksoi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm që kontribuon në paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Ndërsa presidenti Aliyev, u shpreh se kjo vizitë është një hap konkret dhe shprehje të rëndësishme të vullnetit politik të të dyja vendeve për të vendosur lidhje miqësie e raporte konkrete bashkëpunimi ekonomik me interes reciprok.
Ai tha se kishte respekt të madh për popullin e Kosovës dhe e siguroi kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë se do t’i kërkonte kryeministrit të vet të gjente mënyrat për të mbështetur një popull mik dhe për t’i dëshmuar atij solidaritet të plotë. /Telegrafi/


