Please enter at least 3 characters.

Top thëniet nga Muhammad Ali që do t’ju motivojnë

2016/06/muhamed-ali-1-1.jpg
218:"Heavyweight champion Muhammad Ali ( Cassius Clay) moves in with a series of amsshes to the face of challenger Floyd Patterson in the sixth round of their title fight at Las Vegas, Nevada on Nov. 22, 1965. (AP Photo)
2:"AP

Qysh prej kur ka filluar të merrte vëmendjen e publikut nga ndeshjet e para, Muhammad Ali njihet si një prej atletëve më karizmatik dhe polarizues të të gjitha kohërave.

Në moshën 22-vjeçare, ai kishte ardhur nga askund për t’u bërë kampion i botës për pesha të rënda në boks, megjithëse shumë shpesh kishte mbetur pa këtë titull dhe ishte larguar nga ringu për shkak se kishte refuzuar të luftonte në Luftën e Vietnamit, transmeton Telegrafi.

Janë dashur 3 vite që t’i hiqej ndalimi për t’u ndeshur.

Në një rikthim epik, ai i kishte mposhtur të gjitha shanset dhe ishte bërë kampion i botës prapë. Asnjëherë nuk është frikësuar të flet për mendimet e tij që i ka për sportin, politikën, për religjionin apo jetën në përgjithësi.

Më poshtë i keni disa prej thënieve më motivuese nga ky njeri i madh.

- “Ai i cili nuk është i guximshëm mjaftueshëm për të ndërmarr rreziqe nuk do të arrijë asgjë në jetë”- “Njeriu i cili nuk ka imagjinatë, nuk ka krahë”- “Jam më i mahnitshmi, këtë e kam thënë edhe para se ta dija se jam”- “E kam urryer çdo minutë të stërvitjeve, por kam thënë, ‘Mos hiq dorë. Vuaj tani dhe jetoje tërë jetën si kampion”- “Brenda ringut apo jo, nuk ka asgjë të gabuar me të rënit poshtë. Të qëndruarit poshtë është gabim”- “Për t’u bërë kampion i madh ju duhet të besoni se jeni më të mirët. Nëse nuk jeni, aktroni sikurse jeni”- “Kampionit nuk bëhen në palestër. Kampionit bëhen nga diçka që e kanë thellë brenda tyre-  një dëshirë, ëndërr, një vizion. Ata duhet ta kenë aftësinë dhe vullnetin. Por, vullneti duhet të jetë më i fortë se aftësia”. /Telegrafi/