Please enter at least 3 characters.

Titan operonte në ujërat ndërkombëtare që nuk ishin nën juridiksionin e ndonjë shteti

2023/06/1687333637-Tan2023-06-2100311510_5aa-1024x555-1.jpg
413:"This photo provided by OceanGate Expeditions shows a submersible vessel named Titan used to visit the wreckage site of the Titanic. In a race against the clock on the high seas, an expanding international armada of ships and airplanes searched Tuesday, June 20, 2023, for the submersible that vanished in the North Atlantic while taking five people down to the wreck of the Titanic. (OceanGate Expeditions via AP)
2:"AP

Po ngriten pyetje të shumta për sigurinë e zhytësve në det të thellë dhe se si ato rregullohen pas tragjedisë së Titanit, pasi u zbulua se nëndetësja shpërtheu nën ujë.

Titan i OceanGate mund të mos ketë pasur nevojë të kalojë të njëjtat teste të cilave u nënshtrohen anijet e tjera sepse po operonte në ujërat ndërkombëtare ku eksplorimi i detit të thellë është "i parregulluar", tha Dr Simon Boxall, oqeanograf në Universitetin e Southampton.

Në Mbretërinë e Bashkuar, çdo anije - një varkë, zhytëse ose ROV (automjet i drejtuar nga distanca) - duhet të kalojë "kontrolle tepër të rrepta sigurie" përpara se të lejohet të hyjë në ujë, tha ai.

"Problemi është se kjo anije e veçantë, kjo zhytëse, operoi në ujërat që nuk ishte nën juridiksionin e ndonjë vendi", shtoi ai, raporton bbc.

Ndryshe, të pesë personat në bordin e nëndetëses së zhdukur Titan besohet se kanë vdekur, tha në një deklaratë kompania që operon atë.

“Ne tani besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur jetën”, thuhet në deklaratën e OceanGate. /Telegrafi/