Timoni i ri dhe i pazakontë i Teslas
Një shofer i Tesla tregon se si Tesla Model S Plaid lëviz me timonin e pazakontë të saj.
Disa ditë më parë Tesla dorëzoi automjetet e saj të para të modelit të ri të rifreskuar Model S Plaid. Përveç një pamje të re të veturës, Teslas e re është pajisura me një kabinë krejtësisht të re.
Fokusi i risive është timoni i pazakontë i saj, i cili të kujton makinat e Formula 1, transmeton Telegrafi.
Disa pronarë të një Tesla Model S tani po demonstrojnë në video se si vetura elektrike lëviz me timonin e ri.
Klipet tregojnë se drejtimi me timonin e pazakontë do të marrë kohë deri të mësohet dhe kërkon shumë praktikë.
Ndryshimi i kapjes së timonit të pazakontë është i vështirë
Sidomos ndryshimi i kapjes kur vetura është në një rrethrrotullim, për shembull, duket mjaft e pazakontë në video.
https://twitter.com/omarsultan/status/1404157398089039873?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1404157398089039873%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ffuturezone.at%2Fprodukte%2Ftesla-model-s-plaid-yoke-lenkrad-video%2F401415696
Është e paqartë nëse timoni i ri i Teslas do të vijë edhe në Evropë. Kur Tesla prezantoi për herë të parë timonin, lindën dyshime për kërkesat e sigurisë. /Telegrafi/


