‘Time’ e përfshin Kosovën, në përmbledhjen e dhunës në parlamente të botës (Video)
04/11/2016
Përleshjet që ndodhën të mërkurën në Parlamentin e Hong Kongut të nxitura nga tri javë mosmarrëveshjesh në mes të ligjvënësve pro pavarësisë dhe kundërshtarëve të tyre në Këshillin Legjislativ janë publikuar edhe online.
Përleshja shpërtheu kur sigurimi u përpoq për të larguar një nga ligjvënësit, Sixtus “Baggio” Leung, i cili u mbrojt nga kolegët e pro demokracisë.
Hong Kongu nuk është i vetmi vend ku mosmarrëveshjet ndërmjet ligjvënësve kanë shpërthyer në përleshje, transmeton lajmi.net.
Revista ‘Time’ e ka bërë një përmbledhje të situatave të ngjashme sikur në Hong Kong, ku brenda parlamenteve të botës është përdorur dhuna.
Në këtë listë nuk ka munguar as Kosova.


