Please enter at least 3 characters.

Tifozët e zemëruar e zhveshin dhe e godasin djalin e legjendës suedeze, pas rënies nga kategoria të skuadrës së tyre (Video)

2016/11/larson-e1479659557987.jpg

Huliganët e skuadrës suedeze, Helsingborg, e kanë sulmuan në fushë djalin e ish-futbollistit të njohur Henrik Larsson, Jordan Larsson, pasi skuadra e tyre humbi ndeshjen e barazhit duke rënë një kategori më poshtë.

Skuadra suedeze humbi me rezultat 2-1 në ndeshjen e sotme(diel) ndaj Halmstad, në ndeshjen e dytë të barazhit, duke rënë një kategori më poshtë pas rezultatit final 3-2.

Henrik Larsson është menaxher i skuadrës Helsingborg dhe djali i tij, Jordan, luan rregullisht për skuadrën, ku edhe ka shijuar zemërimin e plotë të mbështetësve pa ndeshjes, pas dëbimit të tyre nga kategoria, shkruan Telegrafi.

Tifozët sulmuan në fushë, teksa Larsson u ballafaqua me ta duke i kundërshtuar, por ata vendosën t’ia zhveshin fanellën dhe t’ia shqyejnë atë, duke i treguar se ai nuk ishte i aftë për të veshur atë.

Vlen të theksohet se në atë pjesë të fushës kishte shumë pak kujdestarë, të cilët nuk arritën t’i ndalin tifozët e zemëruar pasi atij rezultati. /Telegrafi/